Bota

Nuredin Ibishin e pyesin në Speciale për foton me Adelina Ismajlin: Kjo është bërë…

12 Prill 2022, 20:53 Nga DOSJA
Nuredin Ibishin e pyesin në Speciale për foton me Adelina Ismajlin:

HAGË- Nuredin Ibishi i njohur si ‘Leka’ e ka vazhduar sot dëshminë e tij pranë Dhomave të Specializuara në gjykimin ndaj Salih Mustafës. Gazeta Express shkruan se Ibishi është pyetur për një fotografi të shkrepur e ku shihej edhe këngëtarja Adelina Ismaji.

“Unë, zëvendësi, Korabi dhe kjo është një këngëtare e njohur e Kosovës, Adelina Ismajli. Zëvendësi im i brigadës është Arif Muqolli. Tjetri është Parduzi. Kjo fotografi është bërë sa kam qenë komandant i brigadave. Kjo ka mundur të ndodh nëse nuk gaboj në nëntor ndoshta të vitit 1998”, tha Ibishi.

Ai tutje tregoi se këto fotografi janë vjedhur nga forcat paramilitare serbe në banesën e këngëtares, e që janë postuar mandej në mediat serbe. Ai po ashtu e pyeti Prokurorinë se nga e kanë siguruar këtë fotografi duke thënë se kjo fotografi e ka burimin nga autoritetet serbe.

Adelinës i janë vjedhur nga banesa e saj nga paramilitarët serbë këto fotografi dhe janë botuar gjithandej në tabloidet e Serbisë. Nuk e di nga e keni marrë ju këtë fotografi. Kjo është njëra prej asaj që ju kanë vjedhë në shtëpi, dhe i kanë filluar të publikohen. Me siguri burimin kjo foto e ka nga autoritetet serbe”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni adelina ismaji kosova ne hage nuredin ibishi salih mustafa adelina ismaji kosova ne hage nuredin ibishi salih mustafa

Sondazh

Poll