Bota

Zelenskyy: Ne nuk mund të presim, BE duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë

12 Prill 2022, 11:30 Nga DOSJA
Zelenskyy: Ne nuk mund të presim, BE duhet të vendosë sanksione

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u ka kërkuar liderëve europianë që të vendosin sanksione ndaj të gjitha bankave dhe naftës ruse sot.

Zelenskyy mbajti një fjalim në parlamentin e Lituanisë, ku i bëri thirrje për sanksione ndaj të gjitha bankave ruse, duke i kërkuar Europës të heqë naftën ruse.

“Varre të reja masive gjenden pothuajse çdo ditë. Trupat vazhdojnë të gjenden në kanale e bodrume”, tha Zelensky.

Sipas Sky news, ai vazhdoi duke thënë se rusët e dinë se do të mbeten të pandëshkuar pasi Europa ende preferon bashkëpunimin e vazhdueshëm, tregtinë, biznesin si zakonisht.

“Ne nuk mund të presim. Ne kemi nevojë për vendime të fuqishme dhe BE-ja duhet t’i marrë ato tani. Ata duhet të sanksionojnë naftën dhe të gjitha bankat ruse. Çdo shtet i BE-së duhet të vendosë kushte se kur do të refuzojë ose kufizojë burimet (ruse) të energjisë si gazi. Vetëm atëherë qeveria ruse do të kuptojë se duhet të kërkojë paqen, se lufta po kthehet në një katastrofë për ta,”-tha Zelenskyy.

Javën e kaluar, BE miratoi një raund të pestë të sanksioneve ndaj Rusisë, i cili përfshinte fundin e importeve ruse të qymyrit, mes akuzave për krime lufte që po kryheshin nga forcat ruse

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Lukashenko mbërrin në Rusi! Zbulohet varr masiv në Kiev, Zelenskyy: Ushtria po minon

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll