Sport

Benzema, MBRETI i rivendos ‘kurorën’ Realit, Chelsea shkoi pranë mrekullisë, por eleminohet

12 Prill 2022, 21:33 Nga DOSJA
Benzema, MBRETI i rivendos ‘kurorën’ Realit, Chelsea shkoi

SPANJË- Chelsea tentoi të surprizonte Real Madrid por nuk ia doli. Në takimin e dytë çerekfinal të Champions League, skuadra londineze po fitoi me shifrat 2-3 në ‘Santiago Bernabeu’, por ekipi i Ancelottit kalon në gjysmëfinale pas fitores 1-3 në Londër. Chelsea kaloi në avantazh në minutën e 15′ me Mason Mount. Futbollisti mposhti Courtois me asistin pothuajse të pavullnetshëm të Werner-it: asgjë për të bërë për portierin belg, 1-0 për anglezët në Bernabeu.

Në pjesën e dytë, Chelsea do të shënonte në minutën e 52′ me Toni Rudiger, i cili fluturoi më lart se të gjithë dhe vendos 0-2 që do të thoshte kohë shtesë për të dy skuadrat. Një realizim që bëri me krahë londinezët të cilët vazhdonin sulmet dhe në minutën e 75′ Werner do të shënonte të tretin.

Real Madrid nuk kishte se çfarë të humbiste dhe në minutën e 80′ Modric asistoi saktë për Rodrygon që ia doli të shënojë. Në shtesë, pikërisht në minutën e 96′ do të ishte sërish Benzema që do të shënonte golin që çoi Realin në gjysmëfinale.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport real madrid real madrid

Sondazh

Poll