Bota

“Le të përdorim armët bërthamore në Ukrainë’, thirrja e frikshme e liderit çeçen për Putin

12 Prill 2022, 17:50 Nga DOSJA
“Le të përdorim armët bërthamore në

RUSI– Presidenti çeçen Ramzan Kadyrov foli për reagimin e përmbajtur të presidentit rus ndaj veprimeve të Perëndimit, i cili tha se përgatit mercenarë për të ndihmuar Ukrainën dhe furnizon vendin me armë.

Sipas Kadyrov, i cili është gjithashtu gjeneral i Rosguard-it, Rusia mund të veprojë shumë më radikalisht gjatë operacionit special, deri në përdorimin e armëve bërthamore.

“Nëse do të më pyesnin se çfarë do të bëja, do të përgjigjesha se nëse të paktën një mercenar është në Ukrainë, atëherë do të godasim me armë bërthamore taktike në vende të caktuara që të mos bëjnë shaka me ne” – tha lideri çeçen.

Ramzan Kadyrov njoftoi gjithashtu planet që trupat ruse të shkojnë në ofensivë në Mariupol dhe pjesë të tjera të Luhansk dhe Donetsk. Më tej, sipas Kadyrov, ata do të pushtojnë Kievin. Kadyrov kujtoi se rusët nuk po luftojnë kundër civilëve në Ukrainë por se një ‘operacion special’ po kryhet kundër nacionalistëve dhe “djajve” të tjerë.

Gjithashtu, për të shmangur viktima të panevojshme, Kadyrov u kërkoi grave ukrainase që të merrnin burrat dhe vëllezërit e tyre në shtëpi nga fronti, të cilët po i rezistojnë forcave të armatosura ruse.

Lidhur me deklaratat e Kadyrov, disa analistë rusë besojnë se një zhvillim i tillë është i mundur dhe se paralajmërimi i tij për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë është një kërcënim i hapur për disa struktura perëndimore. Vetëm dje dhe sot, rusët përdorën përsëri armën më të rrezikshme hipersonike “Dagger” në disa lokacione. Duhet të dihet se “Dagger” është menduar kryesisht për bartjen e kokave bërthamore dhe se Perëndimi nuk ka armë të tilla.

Analistët besojnë se mesazhi i Kadyrov është një kërcënim i hapur për Perëndimin dhe se Rusia është veçanërisht e ‘mërzitur’ nga deklarata e Josep Borrell se lufta kundër Rusisë do të fitohet në fushën e betejës.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Lukashenko mbërrin në Rusi! Zbulohet varr masiv në Kiev, Zelenskyy: Ushtria po minon

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi ramzan kadyrov vladimir putin lufta ukraine-rusi ramzan kadyrov vladimir putin

Sondazh

Poll