Bota

VIDEO/Të shtëna në një stacion metroje në Nju Jork, të paktën 16 persona janë plagosur

12 Prill 2022, 13:42 Nga DOSJA
VIDEO/Të shtëna në një stacion metroje në Nju Jork,

SHBA– Të paktën 16 persona janë plagosur përfshirë 8 të qëlluar nga një sulm i papritur në stacionin e metrosë në linjën në drejtim të veriut në Brooklyn sot në mëngjes.

Sipas mediave vendase, policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili dyshohet se është i armatosur dhe mban një maskë gazi dhe një jelek portokalli.

Disa nga të plagosurit u gjetën në stacionin e metrosë 36th Street në Sunset Park dhe të tjerët në stacionin 25th Street në Greenwood Heights pak para orës 8:30 të mëngjesit.

Sipas policisë së Nju Jorkut, ngjarja nuk trajtohet si akt terrorist, ndërsa lëndimet nuk janë fatale. Gjatë konferencës u bë e ditur se pasagjerët ndodheshin në një tren me destinacion Manhatanin i cili bëri ndalesë urgjente.

Një pajisje e mundshme tymi u përdor gjithashtu gjatë të shtënave. Policia po shikon rreth katër pako që fillimisht u konsideruan të dyshimta por u Departamenti i Policisë së qytetit të Nju Jorkut tha se nuk ka pajisje aktive shpërthyese.

Dëshmitarët inkurajohen të thërrasin autoritetet nëse kanë informacion dhe departamenti i policisë u kërkoi njerëzve që të qëndronin larg zonës rreth rrugës 36 dhe stacionit 4th Avenue në Sunset Park.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë larg zonës.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota sulm ne new york sulm ne new york

Sondazh

Poll