Bota

‘Nuk ka prova’, Gruevski reagon pasi prokurorja kërkoi dënim maksimal për të

12 Prill 2022, 16:16 Nga DOSJA
‘Nuk ka prova’, Gruevski reagon pasi prokurorja kërkoi

MAQEDONIA E VERIUT–  Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski ka reaguar pas shpalljes së dënimit në lidhje me rastin  “Parcelat në Vodno” ku tha se nuk është për tu habitur që prokurorja Stefanova ka kërkuar dënim maksimal për të.

Në një status në Facebook Gruevski tha se prokurorja edhe pse i dha dënim maksimal sipas tij nuk paraqiti asnjë provë.

Nuk ishte e vështirë të supozohet, ashtu siç edhe njoftova para dy javëve, menjëherë pas “marrëveshjes” së bërë pas së cilës erdhi dhe kthesa e madhe në deklaratat e tyre, ajo që sot në fakt ndodhi, prokurorja Lile Stefanova pas fjalëve përfundimtare kërkoi nga gjykata dënim maksimal për mua, dhe dënim minimal për Jordan Kamçev, ndërsa dënimme kusht për Risto Novaçevski”,-shkruan Gruevski.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni akuzat ndaj gruevskit lile stefanova akuzat ndaj gruevskit lile stefanova

Sondazh

Poll