Bota

Putin tha se bisedimet janë ‘në udhë pa krye’, negociatori ukrainas e mohon: Po vijojnë

12 Prill 2022, 16:36 Nga DOSJA
Putin tha se bisedimet janë ‘në udhë pa krye’,

UKRAINË- Më herët, presidenti rus Vladimir Putin përdori komentet e tij të para publike në më shumë se një javë për të thënë se bisedimet e paqes me Ukrainën ishin në një “qorrsokak”.

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, i pyetur për komentet e Putin, mohoi se negociatat kishin hyrë në një rrugë pa krye. Ai tha se përderisa negociatat ishin të vështira, ato ende po vazhdojnë në nivel të nëngrupeve punuese.

Putin më herët tha se Ukraina i kishte prishur bisedimet duke bërë pretendime “të rreme” për krimet e luftës ruse, veçanërisht në Bucha.  Qyteti, pak jashtë Kievit, ishte skena e një masakre të supozuar të civilëve. Pamjet dhe raportet nga zona treguan trupa të shpërndarë në rrugë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Lukashenko mbërrin në Rusi! Zbulohet varr masiv në Kiev, Zelenskyy: Ushtria po minon

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bisedimet ukraine-rusi lufta ukraine-rusi mykhailo podolyak vladimir putin bisedimet ukraine-rusi lufta ukraine-rusi mykhailo podolyak vladimir putin

Sondazh

Poll