Bota

Sulmi në New York, presidenti Biden niset drejt vendngjarjes

12 Prill 2022, 14:53 Nga DOSJA
Sulmi në New York, presidenti Biden niset drejt vendngjarjes

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Biden është informuar për zhvillimet më të fundit në lidhje me të shtënat në metro të qytetit të Nju Jorkut, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Sipas raporteve thuhet se Biden do të niset drejt vendngjarjes ku dhe stafi i lartë i Shtëpisë së Bardhë është në kontakt me kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams dhe komisionerin e policisë Keechant Sewell, shtoi Psaki.

Disa nga të plagosurit u gjetën në stacionin e metrosë 36th Street në Sunset Park dhe të tjerët në stacionin 25th Street në Greenwood Heights pak para orës 8:30 të mëngjesit.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris gjithashtu po përditësohet rregullisht në lidhje me të shtënat në metro, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Harris është aktualisht në Filadelfia për një ngjarje mbi sigurinë e punëtorëve.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden sulm ne new york joe biden sulm ne new york

Sondazh

Poll