Bota

Hiprokrizia e Putin: Tragjedi ajo që po ndodh në Ukrainë por nuk kishim zgjidhje

12 Prill 2022, 15:26 Nga DOSJA
Hiprokrizia e Putin: Tragjedi ajo që po ndodh në Ukrainë por nuk

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se ajo që po ndodhte në Ukrainë ishte një tragjedi, por se Rusia nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të niste një ‘operacion special ushtarak.’

Ai i bëri komentet pas bisedimeve me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko në Lindjen e Largët Ruse. Presidenti rus tha gjithashtu se Moska do t’i përgjigjet përpjekjeve për izolimin e Rusisë dhe Bjellorusisë dhe theksoi nevojën për thellimin e integrimit midis dy vendeve në dritën e sanksioneve perëndimore.

Duke iu referuar sanksioneve perëndimore, presidenti rus shprehu shpresën se arsyeja e shëndoshë do të mbizotërojë në Perëndim dhe tha se nëse partnerët do ta përkeqësonin situatën, do t’i ndjenin vetë pasojat. Putin tha se ekonomia ruse do t’i përshtatet situatës së re, duke vlerësuar se sot bota është më komplekse se në kohën e “Luftës së Ftohtë”.

Presidenti rus tha gjithashtu se Ukraina është tërhequr nga marrëveshjet e arritura gjatë bisedimeve të paqes në Stamboll dhe se bisedimet janë në një rrugë pa krye.

Duke iu referuar masakrës që ndodhi në Bucha, ai tha se fotot dhe videot që tregojnë njerëz të vrarë në rrugët e qytetit ukrainas janë false.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Lukashenko mbërrin në Rusi! Zbulohet varr masiv në Kiev, Zelenskyy: Ushtria po minon

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi takimi putin-lukashenko lufta ukraine-rusi takimi putin-lukashenko

Sondazh

Poll