Aktualitet

Burri vrau bashkëjetuesen e djalit, gruaja me qetësi lan gjakun e të resë: E acaronte!

12 Prill 2022, 14:18 Nga DOSJA
Burri vrau bashkëjetuesen e djalit, gruaja me qetësi lan gjakun e

FIER– Qerime Hoxha, gruaja e Xhevahir Hoxhës, i cili vrau bashkëjetuesen e të birit, Merushe Hazizin, thotë se marrëdhënia mes tyre ishte e acaruar pasi e reja e kërcënonte se do t’i merrte shtëpinë. Pas vrasjes, ajo shkoi në banesë dhe nisi që të lante banesën me një leckë, ndërsa qetësisht pastronte dyshemenë nga gjaku që kishte lënë pas viktima. Madje gjeti dhe kohën që të jepte një prononcim edhe për mediat e pranishme.

“Të varur e gjeti Policia. Ma priste mendja se do e vriste. Ka kohë ai që thoshte do ta vriste. Ajo i thoshte mos hajde këtu se janë shtëpitë e mia, na acaronte shumë. Ajo 1 muaj kishte që kishte ardhur këtu, jetonin me qira. Unë isha andej mbrapa kur ndodhi vrasja. Andej poshtë. Unë erdha deri tek dera dhe ktheva prapë. Ai thoshte nëpër fshat do e vras, po nuk ma merrte mendja se do e bënte këtë punë,”-tha ajo.

LAJMI KRYESOR: 61-vjeçari vret të fejuarën e djalit në Fier e vetëvaret, kundërshtonte lidhjen e të rinjve

(k.m/dosjaal)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret nusen e djalit e veten merushe hazizi qerime hoxha xhevahir hoxha burri vret nusen e djalit e veten merushe hazizi qerime hoxha xhevahir hoxha

Sondazh

Poll