Aktualitet

Scholz bëri nul Open Balkan, Rama: E respektoj, Procesi i Berlinit s’u implementua kurrë

12 Prill 2022, 07:52 Nga DOSJA
Scholz bëri nul Open Balkan, Rama: E respektoj, Procesi i Berlinit

GJERMANI– Kryeministri Edi Rama nuk e konsideron mosmbështetje nga ana e kancelarit gjerman Olaf Scholz, faktin që ky i fundit nuk e ka mbështetur fare nismën ‘Ballkani i Hapur’. I ndodhur në Berlin me gazetarët shqiptaret, Rama thse se Scholz mund të fliste edhe hapur, dhe po të donte të mos e mbështeste Open Balkan, do e thoshte. 

Pjesë nga konferenca: 

Zoti Rama, ju thatë që folët me zotin Scholz për Ballkanin e hapur, dhe ju e shikoni si një shtysë këtë dhe për procesin e Berlinit. Vetë kancelari nuk u shpreh qartë nëse e mbështet ose jo këtë nismë dhe nëse atij i duket kjo një mënyrë për t’i dhënë një shtysë reale procesit të Berlinit. Ndërkohë dhe në Tiranë ka patur interpretime sikur nuk pati ndonjë reagim të zotit Scholz pikërisht se ai nuk e mbështet këtë, ka qenë një e lartë e ish kryeministrit Berisha. Keni një koment? E diskutuat ju më gjatë ne bashkëbisedimin tuaj dhe a ishte ai mbështetës për Ballkanin e hapur?

Kryeministri Edi Rama: Sikur të ishte mos mbështetës nuk do përtonte ta thoshte as midis nesh, as në publik, kështu që kurrsesi nuk do të thoja që është mos mbështetës. Ndërkohë që për sa i përket mbështetjes së hapur dhe me gjithsej të thënë ashtu siç e them unë, kjo është një zgjedhje e komunikimit plotësisht e respektueshme, për më tepër që procesi i Ballkanit të hapur është një proces i cili ka lindur dhe sigurisht që edhe kur shpjegohet, shpjegohet ekzaktësisht siç është për shkak se procesi i Berlinit filloi te humbiste impaktin edhe për shkak se çfarë u parapa në procesin e Berlinit, çfarë u vendos dhe u rivendos në tryezë të Procesit Berlinit, nuk u implementua kurrë jo nga Gjermania apo nga të tjerët, por nga vetë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kështu që unë nuk shoh asnjë problem. Ndërkohë që për sa u përket atyre që janë në Tiranë dhe që janë kundër, aq më pak shoh problem se nuk më interesojnë fare çfarë mendojnë të tjerët, më intereson se çfarë mendon shumica dërrmuese e shqiptarëve që përmes Këshillimit Kombëtar e kanë shprehur shumë që qartë se e do ecurinë e mëtejshëm të Ballkanit të hapur dhe këtu mbaron çdo diskutim.

LAJM KRYESOR:Rama: Procesi i Berlinit s’u implementua kurrë, zero shqetësim për armatimin e Serbisë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama rama me gazetaret 12 prill 2022 edi rama rama me gazetaret 12 prill 2022

Sondazh

Poll