Aktualitet

VD-Rakipi non-grata, Rama s’komenton: S’erdha deri në Berlin për të folur për katundin tonë

12 Prill 2022, 07:44 Nga DOSJA
VD-Rakipi non-grata, Rama s’komenton: S’erdha deri në Berlin

GJERMANI– Kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar të bëjë asnjë koment në lidhje me shpalljen non-grata të ish-deputetit Aqif Rakipi. I pranishëm në Berlin, në një konferencë me gazetarët shqiptarë, Rama u pyet nëse kishte bërë mirë që kishtefutur në lista Orlando Rakipin, deputet i Partisë Socialiste, babai i të cilit u shpall dje non-grata. Por, nuk dha përgjigje. Kryeministri Edi Rama tha vetëm se nuk kishte shkuar deri në Berlin për të folur për kandidatët e PS-së.


Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Zoti kryeministër, ju keni lënë jashtë zonës së sigurtë socialistë që kanë kontribute në parti, ndërsa në Kuvend sot keni djalin e një personi që është shpallur non-grata, si mendoni, keni marrë vendimin e duhur?

Edi Rama: Të vijmë deri në Berlin për të folur për kandidatët e Partisë Socialiste, më duket pak e sforcuar. Kalojmë tek pyetja tjetër.

Mirëpo gazetarët këmbëngulën. Ai u pyet edhe nëse ka qenë ish-ambasadori amerikan Donald Lu që ka referuar emrin e Rakipit, por sërish nuk ka përgjigje.

Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Ka qenë ambasadori Donald Lu që iu ka referuar përsa i takon emrit të zotit Rakipi?

Edi Rama: Nuk e kuptoj pse lodheni për të bërë këto pyetje, këto jane pyetje që i takojnë katundit tonë të përbashkët, kur të kthehemi në katund, do të diskutojë në klubin e katundit.

(F.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike aqif rakipi aqif rakipi shpallet non grata nga shba edi rama aqif rakipi aqif rakipi shpallet non grata nga shba edi rama

Sondazh

Poll