Bota

Ministrja aksidentoi fëmijën/Kurti: I besoj, ishte në mjet me motrën me aftësi të kufizuara

12 Prill 2022, 09:01 Nga DOSJA
Ministrja aksidentoi fëmijën/Kurti: I besoj, ishte në mjet me

KOSOVË– Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për aksidentin që ndodhi mesditën e së dielës, kur ministrja Rozeta Hajdari përplasi një fëmijë të mitur në rrugë. Kurti thotë se në rrugë nuk kishte shenja frenimi duke justifikuar kështu ministren se nuk ishte me shpejtësi më të lartë se sa duhej. Megjithatë shprehu keqardhje për aksidentin që është lënduar fëmija.

“Unë nuk kam të tjera informacione përveç sqarimeve që i ka thënë Hajdari dhe më duhet të them se i besoj. Ka qenë bashkë në veturë me motrën e saj me aftësi të kufizuara dhe me çka kam kuptuar nuk ka shenja në asfalt të frenimit, që do të thotë se nuk ka pasur shpejtësi më tepër se ç’duhet. Policia e ka rastin dhe kamerat e marketit janë aty”, tha Kurti.

Aksidenti ndodhi mesditën e djeshme në Lagjen Arbëria. E mitura e moshës 9 vjeçare u dërgua për trajtim mjekësor e pastaj u lirua meqë lëndimet nuk qenë serioze. Mjetin e drejtonte Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari deklaroi se ishte e mitura ajo e cila u përplas me mjetin mirëpo policia raportoi të kundërtën. 

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni aksidentohet rozeta hajdari albin kurti aksidentohet rozeta hajdari albin kurti

Sondazh

Poll

Bota 12 Prill 2022, 08:26

FOTO/ Pamje të reja nga qyteti ukrainas Bucha

UKRAINË- Janë shfaqur fotografi të ndërtesave të shkatërruara nga bombardimet intensive dhe civilët të cilët qëndrojnë në një stendë të shpërndarjes së ush...