Aktualitet

Berisha përshëndet qëndrimin e Scholz: Refuzoi prerë Ballkanin e Hapur! (KOMENTI)

12 Prill 2022, 09:31 Nga DOSJA
Berisha përshëndet qëndrimin e Scholz: Refuzoi prerë

TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur qëndrimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili gjatë konferencës që pati dje me kryeministrin Edi Rama në Berlin tha se njeh “vetëm Procesin e Berlinit dhedo të punojë për rijetëzimin e tij”, duke shmangur totalisht nga konferenca nismën “Ballkani i Hapur”. Në komentin e tij në rrjetet sociale, Berisha thotë se refuzimi i nismës nga Scholz është një përgjigje e merituar ndaj projektit që e quan si “nisma e hegjemonisë serbe në rajon”.

POSTIMI I PLOTE I BERISHES: 

Nje qendrim ne interes te shqiptareve, paqes, stabilitetit dhe integrimit te rajonit!
Te dashur miq, dje ne nje konference shtypi me Edi Ramen Kancelari i Gjermanise Olaf Scholz shprehu:
1-mbeshtetjen e vendit te tij per hapjen e negociatave me Shqiperine dhe integrimin e saj ne BE.
2- Mbeshtetjen e procesit te Berlinit dhe tregut te perbashket rajonal ne kuader te ketij procesi.
3- Refuzimin e prere te Ballkanit te Hapur, Aleances trilaterale Beograd- Tirane -Shkup te Aleksander Vuçiç si projekt i hegjemonise serbe ne rajon.
Miq, ju ftoj te pershendetim keto qendrime si interesi me i mire i shqiptareve, paqes, stabilitetit dhe integrimit ne rajon dhe pergjigja me e merituar ndaj projekteve aventureske te serbomadhise te presidentit ultranacionalistit serb Vuçiç dhe klikave te tij vasale Rama-Zaev ne Tirane dhe Shkup. sb

Dje në takimin Rama-Scholz, Kancelari gjerman foli për një ringjallje të Procesit të Berlinit, të filluar në vitin 2014 nga paraardhësja e tij, Angela Merkel. Politikani gjerman inkurajoi vendet e Ballkanit Perëndimor për bashkëpunim rajonal: Ai përmirëson ekonominë, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe përshpejton afrimin me Bashkimin Evropian. Scholz vetë, edhe në pyetjet e bëra nga gazetarët nga Shqipëria, e shmangu përdorimin e termit Ballkani i Hapur. Ndërsa Rama e mbrojti sërish “Ballkanin e Hapur”.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama ne berlin olaf scholz rama ne gjermani sali berisha edi rama ne berlin olaf scholz rama ne gjermani sali berisha

Sondazh

Poll