Aktualitet

“Kam ca plumba”/ Si e hapën rrugën e trafikut të municioneve policët në Morinë

12 Prill 2022, 09:13 Nga DOSJA
“Kam ca plumba”/ Si e hapën rrugën e trafikut të

TIRANE- Efektivët e Policisë Kufitare në Morinë kishin shtruar rrugën edhe për kalimin ilegal të armëve dhe municioneve. Në një nga bisedat e përgjuara, pjesë e dosjes hetimore të SPAK, një person i kërkon efektivit të policisë Reni Dokolli mundësinë për të kaluar disa fishekë. Shqetësimi nuk ishte te Policia, por te skaneri.

Pjesë nga përgjimet: 

V. A: Kam një pytje, ti që je kufitar?

Reni Dokolli: Po vlla më thuaj

V.A: Shif, jam tu shku Kumanovë. Kam marrë ca pluma, a kanë skaner në kabina ata ?… Apo veç po dyshun të nalin.

Reni: Tani me dyshu të fusin edhe në skaner! Mesa di un kan skaner! Po veç po dyshuan

V. A: Dmth në kabin nuk ka rrezik.

Aksioni ndodhi të premten. Dosja.al raportoi ekskluzivisht operacionin që u zhvillua në bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, Agjencinë e Mbikqyrjes Policore dhe SPAK. Menjëherë pas arrestimit të 32 efektivëve, është bërë edhe zëvendësimi i tyre, ndërsa puna në Morinë vazhdon normalisht. Ata akuzohen se kanë marrë ryshfet duke lejuar kalimin e qytetarëve në Morinë në mënyrë të parregulltë, me fitime që në total arrinin edhe vlerën e 8 mijë eurove në ditë.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet amp arreston ne morine reni dokolli amp arreston ne morine reni dokolli

Sondazh

Poll