Aktualitet

‘Nuk ka vend në PS, i vdekuri i bashkisë’/ Çfarë e pajtoi Edi Ramën me Dritan Lelin?

12 Prill 2022, 07:40 Nga DOSJA
‘Nuk ka vend në PS, i vdekuri i bashkisë’/

TIRANË– Më 9 prill, Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ishte i pranishëm në Kongresin e Partisë Socialiste. Prezenca e tij ishte e habitshme në fakt pasi për gati 1 vit, Leli ka pasur mosmarrëveshje në distancë me kryeministrin Edi Rama. Jo vetëm kaq, por vetë kryebashkiaku në të njëjtën ditë, do ti bënte “share” në profilin e tij fjalës së gjatë që mbajti Rama në Kongres.

Këto veprime duken sikur tregojnë se mosmarrëveshjet mes Lelit dhe Ramës janë zbutur, për arsye ende të paditura.

Thuajse fiks një vit më parë, Dritan Leli, kryetari i Bashkisë së Vlorës, do të refuzonte një propozim të kryeministrit Edi Rama që të linte mandatin e kryebashkiakut dhe të merrte atë të deputetit. Nga ai moment, Rama e shpalli si të padëshiruar Lelin në Partinë Socialiste, ndërsa urdhëroi të tijët që të nisnin një sulm të hapur ndaj tij në çdo moment, me qëllim që ta detyronin të jepte dorëheqjen.

Gjatë një inspektimi në Vlorë pak muaj më parë, Rama e cilësoi Lelin si “të vdekurin” e Bashkisë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike dritan leli edi rama dritan leli edi rama

Sondazh

Poll