Politike

Non-grata nga SHBA, Ylli Ndroqi: Do kërkoj heqjen e emrit nga ‘lista e zezë’, keqardhje

11 Prill 2022, 18:35 Nga DOSJA
Non-grata nga SHBA, Ylli Ndroqi: Do kërkoj heqjen e emrit nga ‘lista

TIRANË– Ylli Ndroqi, biznesmeni dhe pronari i mediave që u shpall sot non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit do ta kundërshtojë vendimin. Në një reagim zyrtar, Ndroqi shkruan ai i ka respketuar ligjet e Republikës së Shqipërisë. Ai përmend faktin që prej dy vitesh është në një proces gjyqësore në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pasi iu sekuestruar pasuria dhe shton se beson që kjo gjykatë do të vendosë si e pavarur dhe e krijuar me ligj që është. Ndroqi e konsideron veten një pro-amerikan, teksa thekson se do të kërkojë heqjen e emrit të tij nga ‘lista e zezë’.

Reagimi i plotë:

Me keqardhje mësova sot lajmin se unë Ylli Ndroqi jam futur në listën e Departamentit të Thesarit të SHBA-ve. Lidhur me këtë lajm dëshiroj t’i bëj me dije publikut si vijon: Kam respektuar ligjet e RSH duke kontribuar për ekonominë e vendit.  Vlerësoj të ndaj me publikun faktin se nuk kam mbajtur asnjë pozicion në administratën shtetërore. Unë besoj fort tek organet e drejtësisë dhe prej 2 vitesh po mbroj të vërtetën time para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe kam besim që ajo do të vendosë si një gjykatë e pavarur dhe e krijuar me ligj. Kam qenë dhe mbetem mbështetës i reformave të kryera në vend duke përfshirë Reformën në Drejtësi dhe mbi të gjitha jam dhe mbetem mbështetës i interesave të SHBA në vend dhe më gjerë dhe besoj fort që miqësia midis vendit tonë dhe SHBA është e një rëndësie thelbësore dhe bazohet në vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Unë besoj në vlerat mbi të cilat janë krijuar dhe funksionojnë SHBA, të cilat janë universale. Po ashtu, duke vlerësuar që ky vendim është marrë mbi bazën e informacioneve të gabuara, duke besuar fort në drejtësinë e vendimmarrjes së institucioneve të SHBA, do të përdor të drejtën time për të kërkuar heqjen e emrit nga lista duke vënë në dispozicion të autoriteteve çdo informacion që ato të kenë nevojë. Vlerësoj me rëndësi të sqaroj publikun se sipas legjislacionit amerikan vendosja e emrit në këtë listë është e rishikueshme dhe nuk ka të bëjë me asnjë nga rastet e mëparshme në Shqipëri Shpreh besimin që ky vendim do të rishikohet dhe emri do të hiqet nga kjo listë. Po ashtu do t’ju mbaj në dijeni për hapat e mëtejshme.

LAJMI KRYESOR: SHBA shpall non-grata ish-deputetin Rakipi dhe biznesmenin Ylli Ndroqi

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ylli ndroqi shpallet non grata nga shba ylli ndroqi shpallet non grata nga shba

Sondazh

Poll