Politike

Alibeaj mbledh nesër grupi parlamentar të PD (Mesazhi)

11 Prill 2022, 17:10 Nga DOSJA
Alibeaj mbledh nesër grupi parlamentar të PD (Mesazhi)

TIRANË– Enkelejd Alibeaj do të mbledhë nesër grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Sipas mesazhit të shpërndarë nga vetë Alibeaj, mbledhja e grupit pritet të nisë në orën 13:00. Mesazhi u është dërguar deputetëve nga Arbi Agalliu. Nuk dihet ende se për çfarë pritet që të diskutohet në mbledhjen e radhës që do të zhvillohet në selinë blu.

“Përshëndetje! Nesër në orën 13:00 do të zhvillojmë mbledhje grupi në seli. Ju faleminderit!”, thuhet në mesazh.

Nuk dihet nëse detajet për mbledhjen i janë përçuar ish-kryeministrit Berisha, por vetë ky i fundit ka thënë që do të jetë prezent në çdo mbledhje grupi.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll