Politike

Rakipi non grata, Bardhi: SHBA shprehet qartë! Standart që meriton respekt

11 Prill 2022, 16:39 Nga DOSJA
Rakipi non grata, Bardhi: SHBA shprehet qartë! Standart që meriton

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas sanksioneve që SHBA vendosi ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste, Aqif Rakipit. Me anë të një postimi të bërë në Facebook, Bardhi shprehet se vendimi që u mor tregon qartë se krimi i organizuar ka ndikim në politikën shqiptare. 

REAGIMI:

Për herë të parë SHBA shprehet qartë se krimi i organizuar ka ndikim në politikën shqiptare, duke përdorur para dhe dhunë për të përcjellë mbështetje drejt kandidatëve të preferuar. Zgjedhjet e Prillit 2021, veçanërisht në Elbasan, e provuan këtë dhe përfituesi i drejtpërdrejtë dhe arkitekti i kësaj skeme ishte dhe mbetet Edi Rama. Evidentimi me emër dhe mbiemër nga SHBA i politikanëve të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar është një standart që meriton respekt dhe duhet të vijojë. Vetëm me mbështetjen e SHBA mund të pastrohet politika shqiptare dhe qeverisja tju kthehet njerëzve.

LAJMI KRYESOR: SHBA shpall non-grata ish-deputetin Rakipi dhe biznesmenin Ylli Ndroqi

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike aqif rakipi shpallet non grata nga shba gazment bardhi aqif rakipi shpallet non grata nga shba gazment bardhi

Sondazh

Poll