Bota

VIDEO/ Forcat ukrainase rrëzojnë dronin rus: Faleminderit Britani…

11 Prill 2022, 11:36 Nga DOSJA
VIDEO/ Forcat ukrainase rrëzojnë dronin rus: Faleminderit

UKRAINË- Trupat ukrainase brohoritën dhe festuan pasi rrëzuan një dron rus me një raketë të prodhimit britanik.

Në një video të publikuar nga ushtria ukrainase tregojnë një ushtarë teksa gjuan një raketë drejtuar me lazer që udhëton me më shumë se tre herë shpejtësinë e zërit në mjetin ajrore pa pilot (UAV).

Sipas Daily Mail, raketa Starstreak e prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar rrëzoi dronin rus Orion në Ukrainë, duke nxitur brohoritje nga trupat ukrainase. 

Ushtari ukrainas Yuriy Kochevenko, i cili postoi pamjet në internet, falënderoi Britaninë për furnizimin e sistemit raketor, duke shtuar se Kievi përdor ‘mbështetjen e aleatëve në mënyrë efektive’.

“Përdorimi i suksesshëm luftarak i sistemit të mbrojtjes ajrore portative Starstreak (MANPADS) në luftën ukrainas-ruse. Mbrojtja ajrore shkatërroi UAV-në ruse Orlan. Kjo është përshëndetja e parashutistëve ukrainas për Boris Johnson. Faleminderit Britani. Ne përdorim mbështetjen e aleatëve në mënyrë efektive, dërgojmë më shumë prej saj. Për lirinë tonë dhe tuajën!”-tha Kochevenko.

Britania po furnizon dhe trajnon trupat ukrainase në përdorimin e raketave anti-ajrore me shpejtësi të lartë, si dhe po i furnizon me armatura, helmetat dhe çizmet luftarake. 

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Zjarr në Gorlovka, Kancelari austriak takohet me Putin, Ukraina pajiset me ‘Hercules’

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll