Politike

Arrestimi i Kol Nikollit në kufi, Enkelejd Alibeaj: PD kërkon lirmin e menjëhershëm të tij

11 Prill 2022, 11:20 Nga DOSJA
Arrestimi i Kol Nikollit në kufi, Enkelejd Alibeaj: PD kërkon lirmin e

TIRANË– Deputeti Enkelejd Alibeaj ka kërkuar lirimin e menjëhershëm nga burgu të Kol Nikollit, i cili u kap në orët e para të mëngjesit në kufi,. Me anë të një reagimi, Alibeaj thotë se ndalimi i tij u bë sikur të ishte kriminel kur në fakt ai doli në krah të qytetarëve që ngritën zërin për rritjen e çmimeve. 

REAGIMI:

Ndalimi në kufi si një kriminel, i një personaliteti që përfaqëson të përndjekurit politikë, familjarisht te persekutuat nga komunizmi, siç është rasti i Kol Nikollit, është padyshim prova që ky pushtet është kundër qytetarëve shqiptarë. Në vend që të ndalojnë ata që me aferën e inceneratorëve vodhën 430 milion euro, ndalojnë Kol Nikollin, vetëm se pretendohet se ka dalë krah qytetarëve të vet që ngritën zërin për rritjen e çmimeve. Pra, në shtetin e Edi Ramës, nëse vjedh 430 milion euro, shëtit i lirë e shkon në të gjithë botën, por ama nëse bën detyrën si qytetar i këtij vendi përfundon pas hekurave. PD i kërkon autoriteteve të lirojnë menjëherë kreu e shoqatës së të përndjekurve politikë Kolë Nikolli dhe ti kërkojnë falje publike.

LAJMI KRYESOR: Po largohej drejt Italisë! Protestoi për çmimet, arrestohet kryetari i të përndjekurve

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arrestohet kol nikolla enkelejd alibeaj arrestohet kol nikolla enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll