Politike

Zgjedhjet për kryetar dege, PD: Procesi i votimit u mbyll në orën 18:00

10 Prill 2022, 19:08 Nga DOSJA
Zgjedhjet për kryetar dege, PD: Procesi i votimit u mbyll në orën

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas mbylljes së procesit të votimit për kryetar dege të Fier, Selenicë dhe Fushë Krujë. Më anë të një njoftimi bëhet me dije se votimi u mbyll në orën 18:00 dhe se pas numërimit të votave, u zgjodhën Rrapi Gjika në Fier, Leonard Rakipaj në Selenicë si dhe Agron Loka në Fushë Krujë.

Njoftimi:

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është përmbyllur procesi zgjedhor në tre degët e PD Fier, Selenicë dhe F. Krujë. Procesi I votimit u mbyll në orën 18.00. Pas numurimit të fletëve të votimit, Kryetarë të degëve të PD shpallen si më poshtë vijon:

1. PD Fier, z. Rrapi Gjika me 56% të votave
2. PD Selenicë, z. Leonard Rakipaj me 76% të votave
3. PD Fush-Krujë, rikonfirmohet z. Agron Loka me 92% të votave.

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.

LAJMI KRYESOR: Vazhdojnë zgjedhjet për kreun e degëve të PD, nis votimi në Fier, Selenicë e Fushë-Krujë

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron loka leonard rakipaj pd rrapi gjika agron loka leonard rakipaj pd rrapi gjika

Sondazh

Poll