Politike

Ambasadori bullgar: Përkrahje për integrimin e Shqipërisë, i ka plotësuar kushtet

10 Prill 2022, 12:40 Nga DOSJA
Ambasadori bullgar: Përkrahje për integrimin e Shqipërisë, i

KORÇË-Ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, Momtchil Raytchevski gjatë një vizite në Universitetin “Fan S.Noli” të Korçës ku tha se Bullgaria ka ofruar përkrahjen pa kushte për integrimin e Shqipërisë në BE, por se me Maqedoninë e Veriut janë në bisedime intensive.

“Presidenti Meta sapo mbylli vizitë zyrtare në Sofie ku presidenti Bullgar nënvizoi përkrahjen pa kushte të Bullgarisë për integrimin e Republikës së Shqipërisë, por me Maqedoninë e Veriut jemi në një periudhë të bisedimeve shumë intensive.“-tha ambasadori.

Në lidhje me kërkesën e kryeministrit Rama për të kërkuar ndarjen nga Maqedonia, ai u shpreh se Shqipëria është në të drejtën e saj të kërkojë çfarë të dojë dhe sa i takon qëndrimit të Bullgarisë ajo i ka përmbushur të gjithë kushtet pëer hapjen e negociatave.

Çfarë do të kërkojë Shqipëria ky është vendim i Republikës së Shqipërisë. Unë nuk mund të komentoj sa i përket kushteve, përsëri them që Shqipëria ka bërë punën e vet.“-tha ambasadori.

Së fundmi Raytchevski komentoi edhe angazhimin e BE-së në luftën në Ukrainë duke theksuar se blloku po bën shumë dhe të gjithë janë të përqëndryuar në përfundimin e luftës.

Në vizitën e tij ai u takua me një delegacion të përbërë nga drejtues dhe pedagogë të universiteteve Bullgare.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ambasadori bullgar integrimi i shqiperise momtchil raytchevski ambasadori bullgar integrimi i shqiperise momtchil raytchevski

Sondazh

Poll