Politike

‘Bën një dorë të mirë’/ Erion Isai në përgjimet e SPAK për shitjen e sasisë drusore

11 Prill 2022, 10:25 Nga DOSJA
‘Bën një dorë të mirë’/ Erion Isai në

TIRANË– Erion Isai, që drejton Bashkinë e Kolonjës, ka rënë në rrjetën e përgjimeve të SPAK në kuadër të një hetimi, që disa ditë më parë çoi në pezullimin nga detyra të 9 zyrtarëve. Sipas dosjes hetimore, Isai bisedon me një këshilltar të bashkisë për kërkesën e një biznesmeneje të lëndëve drusore, teksa e këshillon se me këtë marrëveshje ‘merr një dorë të mirë’

Një tjetër përfaqësues i lartë i Partisë Socialiste ka rënë në rrjetën e përgjimeve në kuadër të një hetimi nga SPAK. Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isain, i cili komunikon me shtetasin Lirjan Hyseni, anëtar i Këshillit Bashkiak Ersekë, për shitjen e një sasie prej 1 mijë metra kub lëndë drusore.

Këshilltari Lirjan Hyseni, me 15 tetor të vitit të kaluar, i kujton Erion Isait, se në këtë rast “bën një dorë të mirë…”. Kjo bisedë zhvillohet mes tyre një ditë pasi Hyseni kishte takuar biznesmenen e druve në Korçë, Mirela Matraku. Kjo e fundit kërkonte të blinte sasinë e druve, ndërsa Isai i komunikon Hysenit që Matraku duhet të marrë letrat dhe të shkonte ditën e martë, por fillimisht duhej të kontaktonte, përgjegjësin e Pyjores në Bashkinë Kolonjë.

Pas kryerjes së lëvizjeve përkatëse, vendoset që biznesmenia të merrte për pak ditë 500 metra dru dhe 500 të tjera në ditët e muajit nëntor.

Të enjten e kaluar u pezulluan nga detyra 9 zyrtarë, mes të cilëve dhe drejtoresha e Drejtorisë së Inspektimit të Pyjeve në Tiranë Fjoralba Tota, si edhe përgjegjës i sektorit, kryeinspektorë dhe inspektorë. Ata akuzohen për shpërdorim detyre në lidhje me kryerjen apo moskryerjen e veprimeve me dashje, në kundërshtim me ligjin, duke iu sjellë personave të tjerë, përfitime të padrejta dhe duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit./Marre nga Syritv

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erion isai pergjime erion isai pergjime

Sondazh

Poll