Politike

Bardh Spahia tregon bisedën me Berishën pas fitores: Ishte i entuziazmuar, më telefonoi

10 Prill 2022, 16:08 Nga DOSJA
Bardh Spahia tregon bisedën me Berishën pas fitores: Ishte i

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, i dalë nga zgjedhjet e 6 marsit i bashkisë së Shkodrës, ka treguar detajet e para pas fitores. Në një intervistë për “Kjo Javë”, Spahia rrëfeu edhe marrëdhënien me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe telefonatën e marrë nga ai pas fitores, duke shtuar se ka marrëdhënie tejet korrekte me të.

Ishte i entuziazmuar, më telefonoi. Më bëri urimet më të mira dhe të përzemërta. Marrëdhëniet me të i kam shumë korrekte. Ka qenë një fitore e madhe për demokratët dhe Komisionin e Rithemelimit dhe entuzizmi i parë ka qenë telefonata e profesor Berishës “Urimet më të mira”- më tha me një entuziazëm të madh. Me Xhemal Bushatin kemi pasur bashkëpunime por pas procesit të garimit nuk kemi pasur komunikim. Kishin frikë se për herë të parë në 30 vjet mund ta humbnim bashkinë tek socialistët se ishte situatë e pazakontë,”-tha ndër të tjera Spahia. 

(k.m,/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bardh spahia sali berisha bardh spahia sali berisha

Sondazh

Poll