Politike

Famulltari i Shkodrës-Ramës: T’marroftë Zoti, kanabis i legalizuar në pronë të palegalizuar

10 Prill 2022, 12:21 Nga DOSJA

TIRANË– Legalizimi për përdorimi mjeksor i kanabisit nga kryeministri Edi Rama ka sjellë reagime të shumta, një reagim ka ardhur dhe nga famullitari i Shkodrës, Don Vlash Palaj. Në reagimin e tij në rrjetin social Facebook, famulltari shkruan dhe shpreh indinjatën e tij se si kryeministri Edi Rama ka arrit që për 30 ditë të legalizojë kanabisin kur ka 30 vite që nuk po legalizohet prona. Don Vlash Palaj në reagim e tij ka shtuar se në fakt fajin e ka populli.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, famullitari Palaj shkruan:

Edhe kyt kishim mangut…! Regjimi i asaj kohe detyroi kyt t’shkretë popull të HA barë, ky i sotshmi të PI barë. Dallim i vogel…! Po, si kshtu more, t’marroftë Zoti, ti që për 30 vite nuk legalizove pronen, për 30 ditë legalizon kanabisin!? Siguria në kulm… Kanabis i legalizuar në pronë të palegalizuar. Dhe çka asht ma e keqja, prap fajin e ka populli. Në fakt populli e ka fajin…! Jo më kotë Konica thoshte: “ Shqiptari asht por sdin me thanë jam!”

Deri kur…

(d.k.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike don vlash palaj edi rama legalizimi i kanabisit ne shqiperi don vlash palaj edi rama legalizimi i kanabisit ne shqiperi

Sondazh

Poll