Aktualitet

DOSJA/Policët i hapën kufirin të riut, koleksion makinash nga Gjermania: Do na japësh kafe?

10 Prill 2022, 13:00 Nga DOSJA
DOSJA/Policët i hapën kufirin të riut, koleksion makinash nga

Dosja e përgjimeve të policëve që u arrestuarn për abuzim me detyrën në Morinë ka dokumentuar disa raste ku faktohet korrupsioni i kryer prej tyre. Në njërin rast të zbardhur nga abcnews.al një shqiptar nga Kosova ka paguar lekë për të kaluar vajzën që ishte me të por s’kishte me vete dokumentet e nevojshme të COVID. Siç vihet re në dosjen e siguruar nga gazetarja Xhensila Kodra po i njëjti person ka bërë marrëveshje në këmbim të “kafes” që të sjellë makina nga Gjermania ndonëse ai e kishte kapërcyer numrin e lejuar.

Pjesë nga dosja e zbardhur nga abcnews.al:

BRAHA: Kthehu merre…ka jeni ju?

Shtetasi KS: Ka harru dokumentat e vaksinen…pa test pa dokumentacion?

BRAHAF: Ça me bo? Ket e ke po karten s’ka vajza…..

Shtetasi KS: Aaa?

BRAHAF: Ajo cika nuk karte me vete.

Shtetasi KS: (nuk kuptohen fjalet).

BRAHAF: Ca te kesh deshire, me zor jo…me deshire po

42.2.1. Në këtë moment shtetasi nga Kosova brenda një flete të bardhe i vendos një kartmonedhe në ngjyrë në dukje si ajo 10-teshe euro, te cilat Fatri Braha i hedh para pajisjes skaner. (Dokumentuar ne procesverbal kqyrje me fotografi).

42.2.2. Nga verifikimi ne sistemin TIMS rubrika hyrje shtetas të huaj Fatri Braha nga ora 15:28 min deri në orën 15:30 min ka përpunuar dokumentin e shtetasit Kosovar A.B i dtl 28.11.1980, drejtues i atuomjetit autoveture me targa, “01851LP”, i vetëm pa pasagjer. Nuk rezulton të jete regjistruar ndonjë pasagjere femër sé bashku me të, duke argumentuar edhe në këtë forme dhënien e rryshfetit nga ky sheetas, për mos regjistrimin e një shtetasi në kufi.

42.2.3. Sipas prokurorisë është për t’u veçuar me interes është situatë e ndodhur në orën 16:21 min është duke përpunuar dokumenta Shqiptare dhe shtetasi në sportel i thotë punonjësit të policisë Fatri Braha se do të ikë përsëri në Gjermani se ka makinë tjetër për të sjellë. Kur shikon numrin e mjeteve që ka sjellë në kabinë hyn edhe një koleg tjetër të cilin Fatriu e thërret Arben, ku dyshohet se është Arben Goci. E pasqyruar me fotografi në procesverbalin e kqyrjes dhe është zhvilluar biseda si më poshtë vijon:

Shtetasi: Du me ik prape per ne Gjermani, ne Hungari… (fjale qe nuk kupohen)

Polici: Po

Shtetasi: A je ne rregull. Du me ik prape atje se kam makine tjeter per te sjelle. A e shef dot ti a duket gje

Polici: Kane hi shume makina or djale. Sa makina ke pru në Shqipëri ti?

Shtetasi: Pergjigje qe nuk kuptohet

Polici: Po s’lejohet mbi tre or mik.

Shtetasi: Po si s’lejohet o…

Polici: 1.2.3.4.5.6 ci ke keto makina vari q…robt….(ne vijim bisede qe nuk kuptohet….)

Polici: Ke ndonje gje ne makine?

Shtetasi: Urdhero?

Polici: Ne makine ndonje gje qe nuk lejohet ke? (Shtetasi fjale qe nuk kuptohet)

Polici: Do qesesh kafe…a nuk ke gje?

Shtetasi: Jo

Polici: Shyqyr

42.2.4. Ndërkohë punonjësi është duke përpunuar dokumentin e dytë të identifikimit dhe eshtë duke skanuar pasaportën në pajisjen skaner të vendor mbi tavolinë, në kabinë hyn një tjetër punonies policie, koleg dhe Fatri Braha me qëllim ushtrimin e presionit të mëtejshëm ndaj shtetasit.

Marrë nga abcnews.al

LAJMI KRYESOR: Zbardhet DOSJA-Si u fundosën 32 policët në Morinë,SKEMA si merrnin para:Do na japësh kafe?

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni pika 2 operacioni pika 2

Sondazh

Poll