Politike

VD-Zgjedhjet në Fier, Luan Baçi: Fluks anëtarësh, jemi të bashkuar

10 Prill 2022, 09:09 Nga DOSJA
VD-Zgjedhjet në Fier, Luan Baçi: Fluks anëtarësh, jemi

FIER- Deputeti i Partisë Demokratike, në qarkun Fier Luan Baçi ka folur për procesin e votimit që po mbahet sot në Fier për zgjedhjen e kreut të degës. Në një prononcim të shkurtër për mediat, ai bën me dije se pjesëmarrja po shkon shumë mirë dhe se votimi do të vijojë deri në orën 17:00 të pasdites. Po ashtu, ai dha detaje edhe lidhur me regjistrimet e reja në parti, duke u shprehur se tanimë do të kenë një numër të saktë të anëtarësisë së demokratëve në këtë qark. 


“Tani kulmon me zgjedhjet e kryetarët të degëve, një risi sepse tashmë kryetarët e degëve zgjidhen me një anëtar, një votë. Ka një fluks anëtarësh të PD-së që vijnë për të votuar, megjithëse me pak vështirësi për shkak të motit, pjesëmarrja shumë e mirë. Procesi do vazhdojë deri në fund të ditës, deri sa të votojë dhe anëtari i fundit. Të dy kandidatët janë pjesë e strukturës aktive të PD-së. Ishin me dhjetëra kandidatët që mund të garonin. Sot unë pashë që po vijnë këtu shumë anëtarë të PD-së, disa drejtues departamentesh që kanë qenë në Kuvendin e 18 dhjetorit, jo të 11 dhjetorit. Më është bërë qejfi shumë që i shikoj që po votojnë. Fieri ka pasur një veçanti, ka pasur një numër të vogël që kanë qenë skeptikë dhe sot janë këtu. Dega e Fierit është shumë e bashkuar. Në Mallakastër ishte e njëjta situatë, një pjesëmarrje e madhe. Pas vendimit të gjykatës ka pasur një frymë bashkëpunimi dhe anëtarësia është e sqaruar. Në procesin e sotëm të votimit ka filluar dhe regjistrimi elektronik i çdo anëtari të PD-së. Në këto situata të pazakonta që kemi kaluar ka pasur një ndryshim të shpeshtë të listave të anëtarësisë të PD-së, ka lëvizje të shumta, ikje masive dhe pjesa dërrmuese janë anëtarë të PD-së që largohen nga vendi nga papunësia, nga pasiguria, nga padrejtësitë që bëhen. Sot bëjmë dhe regjistrimin e anëtarësisë dhe do kemi një databazë të sigurt dhe të saktë për numrin e anëtarësisë së PD-së,”-tha Baçi.

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet për kreun e degëve të PD, nis votimi në Fier, Selenicë e Fushë-Krujë

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike luan baci zgjedhje ne deget e pd luan baci zgjedhje ne deget e pd

Sondazh

Poll