Politike

“I dhamë fund Luftës së Ftohtë”, dy ministra e qeverisë ‘pajtohen’ pas replikave në Kongres

10 Prill 2022, 06:08 Nga DOSJA
“I dhamë fund Luftës së Ftohtë”, dy ministra e

TIRANË- Ministri Brendshëm Bledi Çuçi dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja gjatë Kongresit të Partisë Socialiste të mbajtur ditën e djeshme replikuan me njëri-tjetrin.

Çuçi i tha Manjës se foli sikur ishte anëtar i Komisionit të Rithemelimit dhe ia bëri të qartë se PS në Berat është më e organizuar se ajo në Dibër, ndërkohë që ky i fundit tha se baza kishte probleme dhe se ishte kryeministri Edi Rama, ai që i fitonte zgjedhjet, ndërsa të tjerët thjesht menaxhonin votat. Sipas tij, problemet më të mëdha janë në Dibër, ndërsa me humor ka përmendur edhe influencën e Blendi Klodit në Berat.

Por pak pas Kongresit Manja na tregoi se dy ministrat i kanë sheshuar mosmarrëveshjet pasi ka postuar një foto me Çuçin të shoqëruar me mbishkrimin: Me Bledin pas Kongresit,ku i dhamë fund “luftës së ftohtë”.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bledi çuçi kongres i ps 9 prill 2022 ulsi manja bledi çuçi kongres i ps 9 prill 2022 ulsi manja

Sondazh

Poll