Aktualitet

Vendi më i paqtë! Bandat po prishin qetësinë e Islandës, si ndikoi vrasja e shqiptarit

10 Prill 2022, 14:20 Nga DOSJA
Vendi më i paqtë! Bandat po prishin qetësinë e

ISLANDË– I konsideruar prej kohësh si “vendi më paqësor në botë”, qetësia e Islandës është shkatërruar nga një sërë të shtënash dhe therjesh me thikë që përfshijnë bandat kriminale. Vendi me vetëm 375,000 banorë është më i mësuar të lexojë për vrasjet në romanet “noir” sesa në gazetat e mëngjesit.

“Një armë për islandezët simbolizon sportin ose gjuetinë. Është shumë e huaj për mendjen islandeze që do të përdorësh një armë për të mbrojtur veten ose për t’ja drejtuar dikujt,”- tha sociologu Helgi Gunnlaugsson për AFP.

Islanda ka kryesuar renditjen e Indeksit Global të Paqes që nga viti 2008 falë krimit të ulët, sistemeve të forta arsimore dhe mirëqenies, pagave të drejta dhe mungesës së tensionit midis klasave shoqërore. Vetëm katër persona janë qëlluar për vdekje në më shumë se dy dekada. Por në pak më shumë se një vit kanë ndodhur katër të shtëna, njëra prej të cilave ishte fatale.

Në shkurt 2021, shqiptari Armando Beqiraj u qëllua për vdekje nga një breshëri plumbash jashtë shtëpisë së tij në një lagje të kryeqytetit Reykjavik, një vrasje që tronditi kombin. Vrasja ishte e lidhur me krimin e organizuar.

“Grupet kriminale në Islandë po bëhen më të organizuara. Ata kanë më shumë lidhje me grupet ndërkombëtare sesa ato që kemi parë më parë, gjë që mund të jetë një sfidë për forcën tonë policore,”-tha kriminologia Margret Valdimarsdottir. Në shkurt, dy të shtëna të tjera të lidhura me drogën ndodhën në Reykjavik me dy ditë diferencë.

“Duhen pesë deri në 10 vjet që ajo që është në trend në Evropë të shfaqet në Islandë,”- tha Runolfur Thorhallsson, mbikëqyrës i njësisë elitare të policisë së Islandës, i njohur si “Skuadra e Vikingëve”.

“Sigurisht që ky është një shqetësim për ne.”

– Policë të paarmatosur –

Islanda është një nga vendet e rralla në botë ku policia nuk është e armatosur. Megjithatë, makinat e patrullës janë pajisur me pistoleta në kasaforta speciale që nga fundi i vitit 2015. Vetëm një numër i vogël oficerësh policie — Skuadra e Vikingëve — janë të armatosur përgjithmonë me armë gjysmë automatike, si dhe me jelek antiplumb dhe mburoja balistike. Ndërsa nuk ka një shpjegim për rritjen e dhunës, ministri i Brendshëm po mendon të pajisë policinë me “tazer”.

Ndërsa rritja e krimit të dhunshëm ka shkaktuar shqetësim, situata nuk është alarmante, këmbëngulën ekspertët.

Marrë dhe përkthyer nga France24

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet islanda vritet armando beqiri islanda vritet armando beqiri

Sondazh

Poll