Aktualitet

‘Ku po shkoni mor?’/DOSJA-PËRGJIMET, si korruptoheshin policët në Morinë, 10 euro për kalim

10 Prill 2022, 12:07 Nga DOSJA
‘Ku po shkoni mor?’/DOSJA-PËRGJIMET, si korruptoheshin

TIRANË- Publikohet dosja e përgjimeve nga hetimet e operacionit “Pika 2”. Siç duket nga dokumenti i mëposhtëm, punonjësit e Pikës Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kalinin mjete dhe persona të pavaksinuar ndaj koronavirusit, në këmbim të parave. Për vetëm 10 euro, një efektiv kalon një familje të tërë nga Kosova për në Shqipëri, ndërsa paratë si metodë pune i fshihnin brenda pasaportës që depozitonin për të vulosur. Megjithatë kamerat kanë kapur çdo lëvizje.

PËRGJIMET E PLOTA: 

Shtetsai: Po, pra ka leje qëndrimi për makinën

Polici: Ku e ka?

Shtetasi: Ta thsahë mos burrë

Polici: Çfarë dhe ti?

Ora 16.24

Polici: O arben, ka prurë krejt makina ky, sjell makina ky.

Arbeni: *Nuk kuptohet

Polici: O Arben?

Arben Goci: Nga je ti?

Shtetasi: Nga Burreli

Polici: Ku është ai djali?

Shtetasi: Iku me makinë.

Punonjësi i policisë Fatri Braha duke iu shpjeguar kolegut me emrin Arben që hyn në kabinë: I thashë tre makina nuk lejohet. Ndërkohë që gjatë kësaj kohe pasagjeri komunikon dhe hedh një dokument në dukje pasaport mbi tavolinën e punonjësit. Në sistemin TIMS është bërë një veprim fiktiv nga punonjësi i Policisë, Fatri Braha duke iu thënë se “Ju kalua doganës prë veprim, por veprimi në fakt nuk është kryer.

Në orën 17:11 në kabinën e Fatri Brahës futen disa shtetas të Kosovës. Biseda e zhvilluar mes tyre vijon si më poshtë.

BrahaF: Ti je Arsimi ëëë?

Shtetasi: Po

BrahaF: Si e ke emrin ti?

Shtetasi: Bajrush, dokumenti ka mbaru krejt

BrahaF: A jeni tre veta?

Shtetasi: Katër jemi

BrahaF: Hape pak krahun, uli xhamat se je me xhama të zi. Ma je dokumentin ti

Shtetasi: E ka harru

BrahaF: Shko merre qa ku e ku, a e di familja që ka ik?

Shtetasi: E di

BrahaF: A keni bo vaksina ju? Testin?

Shtetasi: Po e kemi

BrahaF: Po ato mbrapa?

Shtetasi: Jo vaksinat i kena krejt të tre

BrahaF:Njësi se ka as dokumentin as atë

Shtetasi: Për një kafe

BrahaF: *Merr në dorë një dokument në dukje pasaportë brenda të cilës janë 10 euro/ Ku jeni duke shku mor?

Shtetasi: Deri tek ditëlindja e axhës, hajt faleminderit!

LAJMI KRYESOR: Zbardhet DOSJA-Si u fundosën 32 policët në Morinë,SKEMA si merrnin para:Do na japësh kafe?

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fatri braha ( operacioni pika 2 fatri braha ( operacioni pika 2

Sondazh

Poll