Aktualitet

‘Je shumë i parregullt, hape krahun’/SKEMA e ryshfetit në Morinë,polici merr me ‘stil’ para

10 Prill 2022, 12:28 Nga DOSJA

TIRANË– Zbardhen detaje nga dosja hetimore lidhur me operacionin “Pika 2”. Në përgjime është zbardhur e gjithë biseda e efektivit Fatri Braha, i cili kalon një person që nuk ka pasur as testin dhe as vaksinën anti-COVID, duke i marrë në këmbim vetëm 5 euro. Paratë, qytetari ia la tek skaneri, ndërsa efektivi i mori me stil duke u ruajtur nga kamerat. Por çdo gjë është dokumentuar. 

PËRGJIMET E PLOTA: 

Në orën 15:26, 8 shkurt 2022 është instaluar pajisja përgjuese nr.7 është duke kryer shërbim punonjësi i Policisë Fatri BRaha. Në këtë moment paraqiten në sportel shtetas nga Kosova, të cilët përveç dokumentave të identifikimit ju kërkon dhe autorizim për mjetin si dhe testet kundër vaksinës COVID.

BrahaF: A keni ba vaksina ju? Bjer vaksinat.

Shtetasi: S’dëgjohen vaksinat

BrahaF: Autorizimin për makinën. Ça ka  makina?

Shtetasi: Urdhëro, makina ka motorrin ka defekt

BrahaF: Do me ndërru ëë?

Shtetasi: Po

BrahaF: Kur e keni ba këtë testin?

Shtetasi: …

BrahaF: S’ban ky. Ku është data që qrr…Ka mbaru sot, Na duhet PCR, na duhet test i thjeshtë.

Shtetasi: …

BrahaF: Ku e ki autorizmin për makinën? Je shumë i parregullt, hape krahun njëherë.

Shtetasi: A ban në librezë me i fut?

BrahaF: Po or ti

Nga pamjet dallohet se merr ryshfet 5 euro, të cilat i vendos para pajisjes në skander dhe kur largohet shtetasi i merr e i tërheq me dorë. 

LAJMI KRYESOR: Zbardhet DOSJA-Si u fundosën 32 policët në Morinë,SKEMA si merrnin para:Do na japësh kafe?

(km/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni pika 2 operacioni pika 2

Sondazh

Poll