Aktualitet

Tentoi të kalonte 6 emigrantë ilegalisht në Mal të Zi, arrestohet pakistanezi në Shkodër

10 Prill 2022, 13:59 Nga DOSJA
Tentoi të kalonte 6 emigrantë ilegalisht në Mal të Zi,

SHKODËR– Anwar Muhamed, 35 vjeç, nga Pakistani është kapur në Shkodër, pasi tentoi që të kalonte ilegalisht në kufi  për në Mal të Zi, 6 emigrantë të paligjshëm. Në këmbim të parave, ai u kishte premtuar se do t’i kalonte në kufi, por është pikasur nga Policia dhe ka përfunduar në pranga. Tanimë do të përballet me drejtësinë pasi mbi të rëndon vepra penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hoti”. Operacioni, i zhvilluar nga strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër. Goditet një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Vihet në pranga një shtetas pakistanez. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Anwar Muhamed.

Strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, duke u bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të dhënies ndihmë për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Hoti”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 35 vjeç, banues në Swat, Pakistan.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Shkodër – Hani i Hotit, së bashku me 6 shtetas të huaj nga vendet e treta, të cilët dyshohet se do t’i kalonte për në Mal të Zi, nëpërmjet kufirit të gjelbër, kundrejt pagesës, me destinacion final vendet e BE-së. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet anwar muhamed operacioni hoti anwar muhamed operacioni hoti

Sondazh

Poll