Aktualitet

Shpendë të ngordhur tek ‘Rana e Hedhun’, nisin verifikimet, veterineri: Ishin vetëm 4 copë

10 Prill 2022, 08:32 Nga DOSJA
Shpendë të ngordhur tek ‘Rana e Hedhun’, nisin

LEZHË– Bregdeti i plazhit ‘Rana e Hedhun’ në Shëngjin, është mbushur me pula të ngordhura. Siç duket edhe nga pamjet, i gjithi rripi ranor është i mbushur me shpendë të ngordhur dhe që po dekonpozohen, por nuk dihet nëse janë hedhur apo janë sjellë nga dallgët e detit në breg.

Tanimë në bregdetin e Shëngjinit ka shkuar Autoriteti i Veterinarisë e Inspektoriati Mjedisor duke bërë që specialistët të nisin verifikimet, e po ashtu hoqën shpendët e ngordhur dhe dezinfektuan zonën. Dyshohet pulat e ngordhura se u hodhën nga qytetarët nëpër lumenj dhe dallgët e detit i nxorrën në breg.

Për mediat, Dedë Rama pranoi se informacionin e kishin marrë nga mediat, teksa shton se në vendngjarje ishin gjetur vetëm 4 shpendë të dekompozuar. Por sipas tij, gjendja ishte bërë alarmanante pa të drejtë, sepse shpendët ishin të pakta në numër.

Kjo situatë e paprecedentë vjen në një kohë kur gripi i shpendëve ka prekur disa qarqe në vendin tonë dhe deri më tani janë regjistruar mijëra pula të ngordhura, duke shkaktuar dëmin më të madh në zonën e Durrësit. Megjthatë duket se në Lezhë është gjetur një zgjidhje ndryshe, shpendët po hidhen në det. Ndërkohë që askush nuk flet dhe nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me rastin.

SHIKO EDHE KËTË:

Pulat e ngordhura në det, përgjegjësi i veterinarisë Lezhë: E bëtë alarmante, vetëm 4 ishin

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lezhe pula te ngordhura ne lezhe rana e hedhun lezhe pula te ngordhura ne lezhe rana e hedhun

Sondazh

Poll