Aktualitet

Artan Cuku, ‘Qytetar Nderi’ i Kamzës pas vdekjes, Manja: S’duhet të kemi më policë të vrarë

10 Prill 2022, 10:02 Nga DOSJA
Artan Cuku, ‘Qytetar Nderi’ i Kamzës pas vdekjes, Manja:

KAMËZ– Nga sot, Pallati i Kulturës së Bashkisë së Kamzës do të pagëzohet me emrin e nderuar të dëshmorit “Artan Cuku”. Po ashtu, po sot, atij i është dhënë tituli “qytetar nder” pas vdekjes, ndërsa në cermoni morën pjesë zyrtarë të lartë të shtetit. Gjatë fjalës së tij, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, tha se nuk duhet të ketë më oficerë të vrarë në krye të detyrës.

“250 oficerë policie të vrarë janë një gur i rëndë në ndërgjegjen tonë kombëtare. Nuk duhet të kemi më oficerë policie të vrarë për të reflektuar më pas për të gjitha ato çmenduri që kanë ndodhur në gjithë këto vite. Policët janë aty për të garantuar rendin dhe sigurinë,”-tha në fjalën e tij ministri. Ndërsa drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano evidentoi përkushtimin e të ndjeritdhe punën e tij në radhët e Policisë së Shtetit.

Ish-kryekomisari Artan Cuku u ekzekutua me armë zjarri në hyrje të liqenit artificial më 8 prill të vitit 2017. Hetimet e prokurorisë dolën në përfundimin se shkak i vrasjes së tij ishte hakmarrja për shkak të detyrës, për kohën që ai ka qenë drejtues i Policisë në Vlorë. Ekzekutori ishte Mikel Shallari, i cili sipas hetimeve ishte paguar nga Bledar Jambelli për kryerjen e atentatit. Sipas Prokurorisë, Jambelli u hakmorr për faktin se Artan Cuku e kishte arrestuar në dhjetor të vitit 2012.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artan cuku vrasja e artan cukut artan cuku vrasja e artan cukut

Sondazh

Poll