Art&Argëtim

Këngëtari Ermal Meta, zgjeron talentin nga muzika në letërsi, publikon romanin e parë

10 Prill 2022, 12:23 Nga DOSJA
Këngëtari Ermal Meta, zgjeron talentin nga muzika në

ITALI-Këngëtari Ermal Meta, duket se talentin e tij po e zgjeron përtej muzikës, në letërsi. Ermali ka publikuar, në Instagram romanin e tij të parë me titull “ Nesër dhe përgjithmonë”. Këngëtari ka shkruar në postimin e tij, se ky roman përfaqëson dy vitet e fundit të jetës së tij. Dhe se është shumë i emocionuar për këtë vepër.

 “Përfaqëson dy vitet e fundit të jetës sime ose ndoshta dyzet e fundit. Mezi pres ta ndaj me ju. Kush e di se çfarë do të mendoni, kush e di nëse do t’ju pëlqejë. Gjithçka që kisha brenda e futa dhe atë që nuk kisha e huazova nga e ardhmja. Faleminderit paraprakisht atyre që do ta lexojnë, atyre që do ta bëjnë për të, atyre që do ta duan atë siç e kam dashur unë që në fjalët e para të tij. Jam i emocionuar dhe barku më dridhet si Kajan kur rritet. Shihemi së shpejti miq,” ka shkruar Ermali.

 

 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)

Ermal Meta, është një këngëtar i mirënjohur shqiptar me famë në Itali.

(d.d)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz ermal meta ermal meta

Sondazh

Poll