Art&Argëtim

Motra e Emina Çunmulajt gëzon për mandatin e tretë të Vuçiç, shkon dhe e puth

10 Prill 2022, 10:17 Nga DOSJA

SERBI- Javën e kaluar, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç fitoi mandatin e tij të tretë. Por mesa duket ka duket të ketë përkrahës edhe në mesin e shqiptarëve, e një prej tyre është motra e modeles së njohur, Emina Çunmulajt, Pepi. Mesa duket ajo është lumturuar shumë për fitoren e tij, aq sa ka shkuar dhe ka puthur posterin e presidentit, duke dhënë edhe një mesazh të fortë për të ardhmen.

“E ardhmja është e ndritur,”-shkruan ajo krahas postimit.

Pepi, me origjinë nga Tuzi i Malit të Zi, jeton prej kohësh në Beograd, ku është e angazhuar në firmën e saj të konsulencave biznesore. Mesa duket s’ka asnjë problem me të shkuarën e tij dhe mbështet hapur presidentin serb. Ndërsa motra e saj, Emina, është gjithmonë aktive sa herë ka zgjedhje në Mal të Zi, duke përkrahur veçanërisht Nik Gjeloshajn.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz aleksander vucic emina cunmulaj pepi cunmulaj aleksander vucic emina cunmulaj pepi cunmulaj

Sondazh

Poll