Bota

Presidenti bullgar: Të mos konsiderohemi pakicë në Maqedoni, Radev flet për integrimin

10 Prill 2022, 10:44 Nga DOSJA
Presidenti bullgar: Të mos konsiderohemi pakicë në Maqedoni,

BULLGARI- Presidenti bullgar Rumen Radev, paralajmëroi kryeministrin Kiril Petkov, që në dialogun me Shkupin t’i përmbahet deklaratës për kushtet e Sofjes. Ai përsëriti qëndrimin e tij: çështjet e hapura politike duhet të zgjidhen përpara se të bien dakord për fillimin e negociatave me BE-në.

Sipas Radevit, këshilltarët e kryeministrit bullgar Kiril Petkov asnjëherë nuk duhet t’i cilësojnë “bullgarët maqedonas si pakicë”, sepse kjo mund të shkatërrojë të gjithë procesin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qëndrimi i Bullgarisë në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, bazohet në parime dhe rezultate të përcaktuara qartë, dhe jo në afate të përcaktuara nga jashtë. “Çdo devijim i qeverisë nga interesi kombëtar bullgar do të shkaktojë një krizë tjetër politike”, tha Radev.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në Forumin Ekonomik Delfi, shprehu shpresën se do të ketë zgjidhje dhe se negociatat do të fillojnë gjatë presidencës franceze me BE-në, duke vënë në dukje se ekziston një mënyrë që Sofja të jetë e sigurt për respektimin e të drejtave të bullgarëve në vend.

Nëse kujtojmë konferencën e fundit për shtyp të Presidentit të Komisionit Evropian në Sofje, korniza negociuese dhe procedurat dhe rregulloret e BE-së kanë për qëllim plotësisht mbrojtjen dhe promovimin e të gjithë qytetarëve në vendet evropiane”, tha Kovaçevski.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski përsëriti se partia e tij nuk do të mbështesë zgjidhje që do të ishte në kundërshtim me Rezolutën e miratuar në Kuvend.

Nëse mendojnë se kjo Qeveri e udhëhequr nga Osmani dhe Kovaçevski, ajo që do të nënshkruajë është punë e kryer, jo nuk është. Por edhe nga ato informata që kam e di se shumë vende anëtare të BE-së kundërshtojnë që marrëveshjet dypalëshe të jenë pjesë e kornizës negociuese”, tha Mickoski.

Megjithatë, Mickoski u shpreh optimist se procesi mund të zhbllokohet në qershor. /Alsat.mk

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dimitar kovaçevski rumen radev dimitar kovaçevski rumen radev

Sondazh

Poll