Bota

“Lërini armët”, Papa Françesku bën thirrje për armëpushim para Pashkëve në Ukrainë

10 Prill 2022, 10:30 Nga DOSJA
“Lërini armët”, Papa Françesku bën thirrje

ITALI– Papa Françesku i ka kërkuar Moskës dhe Kievit që të mbajnë një armëpushim të Pashkëve në Ukrainë, duke çuar në negociata drejt paqes së qëndrueshme.

Gjatë meshës së të dielën për dhjetëra mijëra njerëz në sheshin e Shën Pjetrit, në qytetin e Vatikanit papa bëri thirrje që të ndalet lufta dhe të lihen armët.

“Le të fillojë një armëpushim i Pashkëve. Por jo për të riarmatosur dhe rifilluar luftimet, por një armëpushim për të arritur paqen përmes negociatave reale,” tha ai.

Bisedimet e paqes janë zhvilluar në Bjellorusi dhe nëpërmjet lidhjes video që kur shpërtheu lufta me Rusinë në Ukrainë në shkurt.Deri më tani, delegacionet nuk kanë arritur të bien dakord për një armëpushim.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Zelensky kërkon embargo të naftës ruse, Britania premton më shumë armë për Ukrainën

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi papa françesku lufta ukraine-rusi papa françesku

Sondazh

Poll