Bota

Një varr masiv është gjetur pranë Kievit, ende nuk dihet numri i viktimave

10 Prill 2022, 10:07 Nga DOSJA
Një varr masiv është gjetur pranë Kievit, ende nuk dihet

UKRAINË- Dhjetra njerëz u gjetën të varrosur në një varr masiv pranë Kievit, sipas një zyrtari ukrainas, pasi forcat ruse u tërhoqën nga zonat në veri të kryeqytetit.

Sipas kreut të Dmytrivka, Taras Didych, varri masiv i fundit i raportuar u identifikua në një hendek pranë një stacioni karburanti në fshatin Buzova. Numri i të vdekurve ende nuk është konfirmuar.

Tani ne po kthehemi në jetë, por gjatë okupimit kishim ‘pikat e nxehta’ tona, shumë civilë vdiqën,” tha Didych.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi dje se Ukraina së shpejti do të përballet me një “betejë të vështirë” në lindje të vendit, ku Moska po mbledh trupa.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Zelensky kërkon embargo të naftës ruse, Britania premton më shumë armë për Ukrainën

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi taras didych lufta ukraine-rusi taras didych

Sondazh

Poll