Politike

“Je koka”, Rama: I gatshëm të shkoj që nesër në SPAK

9 Prill 2022, 17:24 Nga DOSJA
“Je koka”, Rama: I gatshëm të shkoj që nesër

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se është i gatshëm të shkojë që nesër në dyert e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në një dalje për mediat, Rama iu përgjigj akuzave të Presidentit Ilir Metës, i cili e ka konsideruar kokën e korrupsionit. Ai tha se nuk ka asnjë problem që të merret në pyetje nga prokurorët, të cilëve u bëri thirrje që të punojnë fort dhe të godasin korrupsionin. 

“Të bëjnë detyrën historike që kanë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarët dhe të godasin nga të katra anët dhe të godasin lart. Kohë për të shkuar te arka me peshk apo te zgjerimi i dritareve pa leje. Ndërkohë që këtu rrotullohen të vdekurit nga varri nga plumbat që kanë marrë në bulevard apo nga flakët e ferrit pak kilometra larg Tiranës. Vjedhjet më të bujshme dihet kush i ka bërë dhe janë të gjitha dosjet. Ne ndërkohë kuçedra e korrupsionit duhet goditur në kokë, as në qafë, e as në bisht, por në kokë. Nëse kanë nevojë ta dinë se ku është koka unë jam i gatshëm të shkoj që nesër t’ia tregoj atje prokurorëve të SPAK-ut. Mos bëjmë referendum që ta marrin vesh me referendum,”- tha Rama ndër të tjera. 

LAJMI KRYESOR: Rama: I gatshëm të zbuloj ‘kuçedrën’ e vjedhjeve, e keni vërdallë! Meta, turp kombëtar

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll