Politike

Lindita Nikolla Presidente? Malaj: I kam thënë, e kam parandjerë

9 Prill 2022, 19:51 Nga DOSJA
Lindita Nikolla Presidente? Malaj: I kam thënë, e kam parandjerë

TIRANË– Pedagogia Nora Malaj dhe ish-zëvendësministrja e Arsimit është shprehur se ka pasur parandjenjën se kryeparlamentarja Lindita Nikolla mund të bëhet edhe Presidente e Republikës.

E ftuar në emisionin “Fol me Mua” nga Rovena Dilo në Fax News, Malaj tha se gjatë kohës kur ka ushtruar funksionin e zëvendësministres së Arsimit, i kishte thënë Lindita Nikollës, ministre asokohe, se kjo e fundit mund të ishte presidente në të ardhmen.

“Për hir të së vërtetës, unë kam qenë zëvendësministre në të dy qeveritë, edhe në kohën e Berishës edhe në kohën e Ramës. Në të dyja qeveritë kam punuar dhe me zotin Tafaj që ishte një ministër shumë i kujdesshëm edhe me Nikollën të cilës i kam thënë se do të vinte një moment që do të bëhet presidente e republikës. Dhe kam parandjenjën se ndoshta do të shkojmë se drejt asaj rruge sepse shkallët e karrierës po i ngjit në mënyrë shumë dinjitoze,”- tha Malaj.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lindita nikolla nora malaj lindita nikolla nora malaj

Sondazh

Poll