Politike

Kanabis për përdorim vetjak? Rama: Do i pyesim shqiptarët, nëse duan, po

9 Prill 2022, 17:56 Nga DOSJA
Kanabis për përdorim vetjak? Rama: Do i pyesim shqiptarët,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vitin tjetër do të pyesin shqiptarët nëse duan që kanabsin ta legalizojnë për përdorim vetiak. Gjatë konferencës së sotme, Rama tha se nëse shqiptarët do të deklarojnë po në pyetjen që do u bëhet atëherë, do të legalizohet dhe do të lejohet të përdoret me gramaturë.

“Kështu që, ne do pyesim shqiptarët, Këshillimi Kombëtar pse do i pyesim shqiptarët? Sepse ne kemi pas shumë njerëz që shkruanin, kërkonin të dinin nëse ky legalizimi për arsye mjekësore e përfshin edhe përdorimin personal? Ose, unë do t’i përgjigjesha – thonin ca të tjerë, – por nuk i futem fare ne pyetësor se nuk është përdorim personal. Dhe do i themi vitin tjetër, doni të fusim përdorimin personal të kanabisit, domethënë atë gramaturën minimale apo s’doni? Unë në këtë pikë s’kam opinion, realisht. Në këtë të parën që kaloi, me mbështetje të konsiderueshme kemi bërë shumë debate brenda nesh dhe kam qenë i dyzuar. Kam qenë i dyzuar, më shumë për po sesa jo, por kam qenë i dyzuar dhe për këtë arsye është vonuar ky proces. Tani jemi shumë të qartë, dhe nëse do thonë shqiptarët që përdorimi personal do lejohet, na vjen keq për të gjallët që kanë vdekur, por do ta lejojmë. Është e sigurtë që përdorimi personal nuk të ngjall, kështu që për të vdekurit është pa interes si lëndë. Kjo është e sigurtë, prandaj dhe mund të kenë një qëndrim refraktar”, tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Rama: I gatshëm të zbuloj ‘kuçedrën’ e vjedhjeve, e keni vërdallë! Meta, turp kombëtar

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll