Politike

Pyetet për Berishën, Rama: Mund ta mbarojmë edhe konferencën, nuk flas për të vdekurit

9 Prill 2022, 17:42 Nga DOSJA
Pyetet për Berishën, Rama: Mund ta mbarojmë edhe

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbyllur konferencën për shtyp, pasi u pyet për një deklaratë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë konferencës për shtyp, Rama teksa u pyet për deklaratën e Berishës mbi legalizimin e kanabisit, tha se nuk merret me të vdekurit.

“Tani nëse i mbaruam pyetjet për të gjallët, ne mund ta mbarojmë edhe konferencën e shtypit.  Se unë të vdekurve nuk i përgjigjem. Kështu që, të vdekurit që janë gjallë, natyrisht i admiroj siç i admirojmë të gjithë, Fan Nolin , Konicën, e janë plot të vdekur që janë gjallë, të gjallëve që janë të vdekur s’kemi se ç’i bëjmë, i urojmë jetë të gjatë biologjike po nga pikëpamja e interesit publik, janë …. Kështu që tani do thuash që “ç’do thuash ti që ai tha qeveria bandë kriminale”, ky është një lajm e di sa i vjetër është ky lajm? Ky është lajm i vitit 1993. Ti kur ke lindur? Ne jemi siç na porosit i madhi Jezu Krishti, kur thotë “lërini të vdekurit të varrosin të vdekurit dhe vazhdoni përpara me të gjallët”. Pra ai e ka fjalën për të gjallë që janë të vdekur, që shkojnë pas të vdekurve. Se ka ca që thonë se ti po thua gjëra të tmerrshme, jo jo, i ka thënë Jezu Krishti përpara dhe Jezu Krishti nuk ishte anëtar i bandës kriminale. “, tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Rama: I gatshëm të zbuloj ‘kuçedrën’ e vjedhjeve, e keni vërdallë! Meta, turp kombëtar

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama sali berisha edi rama sali berisha

Sondazh

Poll