Politike

Rama: Gjykatësit dhe prokurorët që i kanë bërë nënën drejtësisë të mbyllen në burg

9 Prill 2022, 17:29 Nga DOSJA
Rama: Gjykatësit dhe prokurorët që i kanë bërë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se se të gjithë gjykatësit e prokurorët që nuk justifikojnë pasurinë e kanë liruar pa të drejtë persona me precedentë penalë, duhet të mbyllen në qeli. Në një deklaratë për media, pas përfundimit të punimeve të Kongresit të PS-së, Rama tha se këta gjykatës janë fajtorë për fktin që rrugëve të vendit ka kriminelë monstra e i bëjnë dëm Reformës në Drejtësi. 

‘Gjykatësit dhe prokurorët duhet të shkojnë në burg nëse nuk justifikojnë dot pasurinë. Ata që i kanë bërë nënën drejtësisë në Shqipëri për dekada të tëra dhe që kanë qenë në një marrëdhënie mëkati permanent qoftë me këtë që është përballë këtu, qoftë me atë tjetrin që nuk e di se ku ka humbur dhe me të gjithë politikën që u mblodh grusht e bashkuar që nuk donte të na linte të bënim Reformën në drejtësi, këta gjykatës e prokurorë duhet të jenë të kryqëzuar. Për këtë e kemi bërë reformën në drejtësi, që të godasë këta që e kanë bërë mullar atë që s’thuhet, duke i bërë karshillëk atyre që s’kanë bukë të hanë. Këta i nxirrnin kriminelat mostra me shëtitje. Këto janë tema të cilat SPAK-u bën mirë t’i vërë në rendin e ditës dhe nëse dikush ka krijuar idenë e gabuar që s’kemi gojë, kjo e sotmja vlen dhe për këtë. Historia e drejtësisë nuk shkruhet duke i shkuar nga mbrapa cdo personazhi grotesk,”- tha Rama ndër të tjera. 

LAJMI KRYESOR: Rama: I gatshëm të zbuloj ‘kuçedrën’ e vjedhjeve, e keni vërdallë! Meta, turp kombëtar

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kongres i ps 9 prill 2022 kongres i ps 9 prill 2022

Sondazh

Poll