Aktualitet

Qyno: Policia kontrollon deri në 100% territorin, ka ujdi e s’flitet për parcelat me drogë

9 Prill 2022, 19:47 Nga DOSJA
Qyno: Policia kontrollon deri në 100% territorin, ka ujdi e s’flitet

TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka folur në lidhje me aktivitetin e shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike në Shqipëri. I ftuar në ‘RTVOra’, Qyno tha se me dron është bërë përpjekje që edhe brenda burgjeve të futen armë dhe drogë, por nuk ia kanë arritur duke qenë se në burgje janë instaluar pajisje që bllokojnë valët. Ai tha se trafikantët, kultivuesit e drogës dhe policia kanë një ujdi me njëri-tjetrin.

Sipas Qynos, futja e pajisjeve digjitale në aktivitetin kriminal siç është trafiku i drogës merr spunto jo vetëm nga fuqia ekonomike që kanë grupet kriminale për të blerë dronë, por dhe nga lajmet e përditshme në lidhje me aktivitetin që kanë dronët.

“Futja e këtyre pajisjeve digjitale në aktivitetin kriminal siç është trafiku i drogës merr spunto jo vetëm nga fuqia ekonomike që kanë grupet kriminale për të blerë dronë, por merr spunto dhe nga lajmet e përditshme që ne dëgjojmë në lidhje me aktivitetin që kanë dronët. Me dron është bërë përpjeke që të fusin dhe sasitë e drogës apo armësh, brenda burgjeve në Shqipëri, por për shkak të implementimit që ka bërë drejtoria e burgjeve duke instaluar në çdo burg pajisje që nuk lejojnë depërtimin e valëve, kjo e ka bërë të pamundur që droni të deportojë brenda burgjeve. Policia mund ta ketë 95% deri 100% të kontrollit, e shikon se kush i menaxhon parcelat e kanabisit, por nga ana tjetër e kontrollon, por varet se si e menaxhon. Policia e kontrollon si territor, por e menaxhon në atë lloj forme që të bind ty që në atë zonë nuk ka drogë, por në fakt është e kundërta. Ka një ujdi, mes kultivuesve, trafikantëve dhe policisë në këtë biznes të paligjshëm. Sigurisht që kjo ka përfitimet e veta,”- tha Qyno.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elton qyno elton qyno

Sondazh

Poll