Rama: I gatshëm të zbuloj ‘kuçedrën’ e vjedhjeve, e keni vërdallë! Meta, turp kombëtar
9 Prill 2022, 18:48Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është i gatshëm të shkojë në dyert e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për tu marrë në pyetje në lidhje me korrupsionin. Teksa i përgjigjej akuzave të Presidentit Ilir Meta e ish-kryeministrit Sali Berisha që e konsiderojnë ‘kokë të krimit’, Rama tha se është i gatshëm të shkojë e të rrëfejë para prokurorëve të posaçëm se kush është ‘kuçedra’.
Ai përmendi dosjen e Gërdecit, 21 janarin ku mbetën të vrarë katër protestues e vjedhje masive, duke i bërë thirrje SPAK që të hetonte ish-kryeministrin Berisha. Referuar rastit të ish-zëvendësministres Rovena Voda që u dënua me 10 muaj burg pasi mori një arkë peshk, para e një cellular në këmbim të një vendi pune, kreu i qeverisë tha se SPAK në fakt duhet të hetojë për krimet e të kaluarës e jo të merrej me ‘peshqit’.
Presidentin Meta e quajti një turp kombëtar dhe tha se dita që ai të dalë nga ajo zyrë duhet të vijë më shpejt. I pyetur për legalizimin e kanabisit për përdorim vetjak, Rama tha se do ta bëjë nëse e duan shqiptarët. Këtu i ktheu sërish përgjigje Berishës, i cili e kundërshtoi këtë gjë, duke e quajtur sërish ‘të vdekur’ e duke shtuar se kjo lëndë nuk do ta ngjallte dot.
TIRANË– Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Nga 1088 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar...
TIRANË– Resmi Shanaj është zgjedhur ditën e sotme kryetar i Partisë Demokratike në Mallakastër. Gjatë votimit të sotëm, Shanaj ishte përball kandidat...
TIRANË– Një person është plagosur në Tiranë. Sipas gazetares Klodiana Lala, personi në fjalë ndodhet pranë komisariatit numër 4 të policisë, në zonën...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat nga ku i është përgjigjur kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i ...
TIRANË- Policia ka bërë një rezyme të punës së saj në 3 muajt e parë të vitit 2022. Me anë të një njoftimi bëhet me dije se në këto 3 muaj krahasuar me mua...
TIRANË– 80% e lexuesve të Dosja.al që kanë votuar në sondazhin e hapur për legalizimin e kanabsit, Open Balkan e pezullimin e magjistratëve, janë shp...
Pasi hoqi dorë së bashku me familjarët e tij nga statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, ndaj 15-vjeçarit Ergys M kërkohen 12 vite burgim nga prokuroria...
LEZHË– Bombula e gazit ka shpërthyer ditën e sotme në banesën e Mark Lukës në Troshan të Lezhës. Dosja.al mëson se nga shpërthimi ka mbetur e lënduar...
LEZHË- Pamjet e mëposhtme janë nga shtëpia e familjes Luka në Troshan të Lezhës, ku shpërtheu bombula e gazit. Nga videoja e siguruar nga Dosja.al, banesa ...