Politike

VD-Dënimi i Bojken Lakos, Rama: Vetëm se hapi dy dritare, pallati në bregdet mbrohet ende

9 Prill 2022, 13:33 Nga DOSJA
VD-Dënimi i Bojken Lakos, Rama: Vetëm se hapi dy dritare, pallati

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka përmendur dënimin e këngëtarit Bojken Lako, për shkak të punimeve në një godinë të marrë me qera për ta kthyer në një studio muzikore i kanë kushtuar muzikantit. I pranishëm në Kongresin e Partisë Socialiste, Rama e krahasoi atë me shumë çështje të tjera që presin ende vulën e drejtësisë.


“Në fund fare tani, dënohet me heqje lirie një këngëtar, se hap një apo dy dritare, apo zgjeron pa leje, ndërkohë që INUK e policia presin prej muajsh e muajsh që gjykatësi e gjykata të mos marrë në mbrojtje një pallat pa lejë në breg të detit. Duhet të durojmë. Në raport me sensin moral dhe logjik të drejtësisë në këtë vend ato janë skandale,”- tha Rama ndër të tjera. 

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Për shembull, dënohet me heqje lirie një këngëtar se hap nji apo dy dritare, apo zgjeron pa leje, ndërkohë që strukturat shtetërore, policia, INUK-u presin akoma, prej muajsh e muajsh, po jap bvetëm një rast se ka disa, që gjykata dhe gjykatësit të mos marrin në mbrojtje një pallat të tërë pa leje mu në breg të detit. Çfarë drejtësie është kjo?! Po duhet të durojmë. Nëse gjërat do të kishin ardhur deri tek arka e peshkut  apo te një dritare pa leje këtu, se të tjerët do e kishin marrë me kohë mësimin dhe puna do kishte ardhur për peshk e për ndonjë dritare, atëherë nuk do të habitej njeri nga këto lloj ekzagjerimesh, se ato shkelje janë.

LAJM KRYESOR:LV-Kongresi, Rama kërkon hetim për Berishën: Për veshi në SPAK kush gabon, PS është komb

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama kongres i ps 9 prill 2022 edi rama kongres i ps 9 prill 2022

Sondazh

Poll