Politike

VD-‘Ma punuan pas krahëve’/ Rama: Do më shihni tek dera e SPAK me ndonjë për veshi

9 Prill 2022, 12:34 Nga DOSJA
VD-‘Ma punuan pas krahëve’/ Rama: Do më shihni tek dera e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama paraklajmëroi ditën e sotme se mund të gjendet një ditënë derën e SPAK me dikë që ia ka punuar pas krahëve. Nuk dihet se për kë e kishte fjalën Rama mirëpo ai shtoi gjatë fjalimit në Kongresin e PS-së se mund të shkojë në SPAK me ndonjë nga personat që ai mbron. 


‘Nuk më beson njeri kur u them se ma punuan pas krahëve. Se dukem edhe si hajvan. Do më shihni mua ndonjë ditë tek dera e SPAK me ndonjë përveshi me ndojnë nga këta që duan ti mbroj unë.’– tha Rama. 

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Domethënë, të mbroj unë nga drejtësia në emër të pensionistëve që votojnë Partinë Socialiste dhe që akoma nuk iu është rritur pensioni, ata të cilët duan të jenë edhe deputetë, edhe ministra, por duan edhe të kenë pasuri. Po pse? Çfarë kanë ata më shumë sesa pensionistët, çfarë kanë më shumë se sa mësuesit, çfarë kanë ata më shumë sesa infermierët dhe gjithë ata të tjerët që u pikon djersa deri në fund të kurrizit  dhe që mbi të gjitha, megjithëse kanë 1001 arsye që të na kthejnë kurrizin, na mbështesin na japin besim, na falin gabime, na pranojnë kështu siç jemi dhe shpresojnë që ne do bëhemi më të mirë. E si? “S’na mban ai i gjati”! Të gjatin nuk e beson njeri kur thotë që “ma bënë mbrapa krahëve”. Kjo është e vërtetë. Kush e beson? Se dukesh dhe si hajvan 2 metra. Çfarë është ky që i kalojnë këtu? Po mos u çudisni që të vijë dita që të më shikoni mua ndonjë ditë tek dera e SPAK-ut me ndonjë për veshi nga këta që duan t’i mbroj unë.

LAJMI KRYESOR: LIVE/ Mblidhet Kongresi i PS! Nis faza e dytë e punimeve, priten ndryshime në Statut

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama kongres i ps 9 prill 2022 edi rama kongres i ps 9 prill 2022

Sondazh

Poll