Politike

“T’i kthehemi torbave prej cope”/ Ndalimi i qeseve plastike, Kumbaro: Do rrisim gjobat

9 Prill 2022, 09:09 Nga DOSJA
“T’i kthehemi torbave prej cope”/ Ndalimi i qeseve plastike,

TIRANË– Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi ditën e sotme në Kongresit të PS se që nga 1 qershori 2022 do të ndalojë përdorimi i qeseve plastike në vend. Kumbaro tha se gjobat për shkelësit do të rriten sepse qeset plastike rezultojnë ndotësit më të mëdhenj të lumenjve.

“Në 17 mars e miratuam ligjin që ndalon prodhimin tregtimin e import e qeseve plastike se na rezulton që është ndotësi kryesor i ujërave e lumenjve. Duhet t’i kthehemi patjetër e këtë e kemi shumë seriozisht se jemi të vendosur ti qepemi e mos i ndahemi t’i kthehemi zakonit të torbave prej cope, rrjetave me të cilat ishim mësuar kur nuk e dinim që kishte qese. Do e ndjekim me masa e sanksione, se nga sondazhi i fundit i këshillimit kombëtar 77% e të pyeturve kërkojnë rritjen e sanksioneve e ndëshkimeve e gjobave për ndotësit në mjedis. Ndotja nuk është thjesht gabim por krim mjedisor, do i rrisim gjobat por do jemi të qendrueshëm deri sa të mos lëmë asnjë cep të Shqipërisë për të cilën krenoheni e zihemi në FB ta kemi të pastër si kemi shtëpitë tona brenda derës sonë”.

LAJMI KRYESOR: LIVE/ Mblidhet Kongresi i PS! Deputetët e ministra me tryeza në shesh, 5 panele të ndryshme

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kongres i ps 9 prill 2022 mirela kumbaro kongres i ps 9 prill 2022 mirela kumbaro

Sondazh

Poll